Përmbytjet në Shkodër, PS: Prifti urdhra KESH-it me sms
TIRANE-Partia Socialiste deklaroi sot se janë zbardhur shkresa që tregojnë se pse qeveria ndërhyri me vonesë për masat që duhet të merrte rreth përmbytjeve që po i shkaktoheshin Shkodrës. Deputetja Mimi Kodheli në një konferencë për shtyp sot ne mesdite nga selia e PS bëri të ditur se mjaftoi një shkresë e zbuluar nga mediat që zbardhi të vërtetën për përmbytjet në Shkodër. “Shkresa e publikuar sot nga një media dëshmoi se Drejtori i KESH, Muharrem Stojku merrte urdhra me sms nga Ministri i Energjitikës, Dritan Prifti . Kjo shkresë tregoi se ajo cfare ndodhi nuk ishte një katastrofe natyrore, por një permbytje e shkaktuar nga papergjegjshmëria dhe paaftësia e korrupsioni i qeverisë, Berisha. Sipas kësaj shkrese, drejtori i KESH me 7 janar, i kerkon Priftit që urdhërat dhe masat të mos jepeshin më me sms, por në rrugë zyrtare”, tha Kodheli. Sipas deputetetes socialiste, kjo situatë i krijua sepse në kulmin e emergjencës, Ministri Prifti nuk ndodhej në Shqipëri. “Në kulmin e emergjencës, qeveria jo vetëm që ishte e vonuar në masat e saj, por dhe në kundërshtim me ligjin. Qeveria nuk zbatoi rregulloren ndërkohë që situata ishte plotësisht e shmangshme. Në kulmin e emergjencës ministri Prifti nuk nodhdej në detyrë”. Deklarata e sotme nga PS pason ato parardhëse ku selia rozë ka akuzuar qeverinë si shkaktare të përmbytjeve duke hedhur poshtë tezën se shkak ishte një katastrofë natyrore. Përmbytjet në Shkodër që u shkaktuan pas hapjes së portave të shkarkimit të HEC-eve mbi kaskadën e Drinit pas tejmbushjes nga reshjet es shirave zgjatën mbi 2 javë. Si pasojë mbi 11 ha tokë dhe mbi 2 mijë banesa u përmbytën. Ndërkohë qeveria popunon për llogaritjen e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet. (d.b/BalkanWeb)