E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedonia pershendet aplikimin

Maqedonia ka pershendetur aplikimin e Shqiperise per statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Evropian. Lajmi behet i ditur permes nje komunikate per shtyp nga kabineti i Zv.kryeministrit per eurointegrim, Ivica Bocevski. “Ne interesin strategjik te paqes, stabilitetit, zhvillimit ekonomik dhe demokratik te rajonit eshte qe Ballkani Perendimor sa me shpejt te jete e mundur ti bashkohet familjes se madhe evropiane dhe te kompletohet pjesa e fundit e mozaikut evropian”, theksohet ne komunikate. Zv.kryeministri Bocevski ka shtuar se Maqedonia gjithmone do te jape mbeshtetje te plote politike dhe do te ofroje pervojen e saj institucionale dhe administrative vendeve te rajonit per proceset evroatlantike dhe liberalizimin e vizave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›