E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heqja e mësimit të fesë, protesta në Shkup

Shkup-Në Maqedoni, studentë dhe nxënës të shkollave të mesme do të dalin në protestë, kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese për heqjen e mësimit fetar në arsim. Protesta sipas organizatorëve do të fillojë sot pasdite para Gjykatës Kushtetuese, ku do të kërkohet heqja e vendimit që anulon aplikimin e mësimit fetar nëpër shkollat fillore.

Organizatorët gjithashtu kanë theksuar se mësimi fetar në shkollat fillore është mbështetur nga 65 për qind e nxënësve dhe sipas tyre ky vendim duhet të respektohet. Partia në pushtet VMRO-DPMNE po ashtu është kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese. ina/start

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›