Serbia braktis konferencën e Pragës për shkak të Kosovës
Pragë-Serbia ka braktisur punime e konferencës “Ndërtimi i partneritetit në fushën e migrimit” që po zhvillon punimet në Pragë të Çekisë, për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës. Gjithsesi, Kosova ishte pjesëmarrëse në këtë konferencë me të drejta të plota, pavarësisht kundërshtisë serbe.
Nënkryetari i Komisionit Evropian, Jacques Barrot, ka thënë se edhe Kosova do të përfshihet në liberalizimin e vizave, ashtu si vendet tjera të Ballkanit Perëndimor, por vetëm nëse i plotëson kushtet e nevojshme.