Mujota merr mbështetjen e Turqisë për Kosovën
Ankara- Ministri i Forcës së Sigurisë Fehmi Mujota, ndodhet për një vizitë në Turqi, ku është takuar me homologun turk Bakan Gonul, ku kanë diskutuar për zhvillimet më të fundit në Kosovë. Nga ana e tij Ministri Gonul ka vlerësuar arritjet e deritanishme të FSK si dhe arritjet e Qeverisë së Kosovës në të gjitha fushat. “Qeveria e Turqisë do të jetë gjithnjë mbështetëse dhe përkrahëse e pa rezervë për Republikën e Kosovës, Qeverinë dhe qytetarët e saj.Ndërsa në kuadër të bashkëpunimit të dy ministrive po finalizohet një marrëveshje bashkëpunimi, e cila pas nënshkrimit do të krijojë mundësi dhe cilësi të reja bashkëpunimi”-theksoi ministri turk.
Ministri Mujota me këtë rast falënderoi Turqinë për tërë ndihmën dhe përkrahjen që ka dhënë për Kosovën dhe popullin e saj. Ai një falënderim të posaçëm shprehu për punën e ushtarëve dhe oficerëve turq në kuadër të KFOR-it në Kosovë. Të dy ministrat shfaqen bindjen se thellimi bashkëpunimit të dy vendeve, përveç interesit reciprok reflekton klimë bashkëpunimi në rajon dhe më gjerë, duke krijuar kushte për integrime të mëtejme euroatlantike.