E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedonia, pjesëmarrëse në Samitin e vendeve të painkuadruara

Një delegacion i Maqedonisë do të marrë pjesë në Samitin e vendeve të painkuadruara, i cili fillon sot në Egjipt. Kjo është pjesëmarrja e parë e një delegacioni maqedonas në Samitin e të pa inkuadruarve, i cili me 118 vendet anëtare dhe një numër të madh të vendeve vëzhguese, paraqet forumin më të madh multilateral në botë të këtij lloji. Delegacioni maqedonas do të drejtohet nga një përfaqësues i lartë i Ministrisë së Jashtme. Samiti i të painkuadruarve, i 15 -ti në radhë, nga 13 deri 16 korrik do të mbahet në Sharm el Sheik, ndërsa Maqedonia do të marrë pjesë si e ftuar. Sipas Ministrisë së Jashtme, pjesëmarrja në këtë Samit është si rrjedhojë e përcaktimit të Republikës së Maqedonisë për politikë aktive multilaterale, e cila në arenën ndërkombëtare mund të shfrytëzohet nga ana e vendeve më të vogla si një instrument për të siguruar përkrahje më të madhe në zgjidhjen e problemeve kyçe.
Nga vendet e rajonit, Kroacia, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina në Samitin në Sharm El Shaik do të marrin pjesë me statusin e vëzhguesit. Deri më tani, pjesëmarrjen në këtë samit e kanë konfirmuar, presidenti i Serbisë, Kroacisë, Malit të Zi, si dhe ai i Bosnjës dhe Hercegovinës. Të ftuar janë gjithashtu edhe Shqipëria e Greqia.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›