Maqedonia projekton hekurudhën drejt Shqipërisë
Shkup - Maqedonia do të nisë hartimin e një projekti për ndërtimin e një hekurudhe në drejtim të Shqipërisë. Hartuese e projektit do të jetë kompania bullgare “Evrotrans”, e cila nënshkroi të premten marrëveshjen me menaxhimin e Hekurudhave të Maqedonisë.
Sipas kësaj marrëveshjeje, Hekurudha e Maqedonisë është e detyruar t’i paguajë kompanisë “Evrotrans” rreth 840 mijë euro. I gjithë ndërtimi i hekurudhës parashikohet të përfundojë në vitin 2015, dhe vlera e tij është 354 milion euro.