Policia arreston 12 persona për shpërndarje droge
Prizren - Dymbëdhjetë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në qytetin e Prizren me akuzën për shpërndarje të drogës. Mes të arrestuarve ndodhet edhe një punonjës i policisë.
“Dhjetë bastisjeve që janë kryer sot i ka paraprirë një hetim disamujor. Ndaj personave të dyshimtë policia ka aplikuar masa të fshehta të vëzhgimit dhe hetimit dhe si rezultat i punës operativo-taktike, dymbëdhjetë persona të dyshimtë janë vënë nën masën e arrestit, ndër ta edhe një pjesëtar i Policisë së Kosovës”, bën të ditur Policia e Kosovës.
Pas marrjes në pyetje, tetë nga të arrestuarit do të hetohen në gjendje të lirë, ndërsa katër të tjerët do të mbahen të izoluar. Në deklaratën e Policisë thuhet se gjatë arrestimit autorëve i është gjetur edhe një sasi e vogël droge, e llojit heroinë dhe marihuanë.