E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedonia sfidon Greqinë me statujën e Aleksandrit të Madh

SHKUP Maqedonia nis punimet për vendosjen statujës prej bronxi të Aleksandrit të Madh në sheshin kryesor të Shkupit.

Përmendorja, 22 metra, do të jetë më e larta në kryeqytetin maqedonas dhe shihet si sfidë e tmerrshme ndaj Greqisë e cila pretendon se Aleksandri i Madh është hero i saj.

Statuja e skulptores Valentina Stevkovs, 12 metra e gjatë, do të vendoset në një piedestal 10 metra.

Pjesët gjigande të statujës u sollën të martën në qendër të Shkupit, ku vazhdon të ndërtohet piedestali. Në ditët në vazhdim vinçat do të ndihmojnë për të vënë së bashku pjesët e statujës. Ndërtimi i saj i kushton qeverisë 5.3 milionë euro ose 7.7 milionë dollarë dhe qytetarët janë të ndarë në qëndrimet e tyre. Shqiptarët vlerësojnë se ndërtimi i statujës është i tepërt dhe me shumë kosto për qeverinë veçanërisht tani në situatë krize, por maqedonasit mbështesin ndërtimin.

Megjithëse statuja zyrtarisht quhet “Luftëtari në Kalë” fytyra ka ngjashmëri me atë të Aleksandrit të Madh, i cili lindi në Pela të Maqedonisë, në vitin 356 p.e.r. dhe në moshën 32 vjecare pushtoi pjesën më të madhe të botës së atëherëshme (Azisë së Vogël, Persisë, Egjiptit) duke arritur deri në Indi.

Ndërtimi i përmendores së Aleksandrit të Madh pritet të shkaktojë reagime të reja nga Greqia, vend i cili e akuzon Maqedoninë se po i vjedh historinë e saj antike.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›