Frattini:Negociatat BE- Mali i Zi mund të nisin në fund të 2011
ROME- "Shpresoj që negociatat për anëtarësimin e Malit të Zi në BE të fillojnë para përfundimit të vitit 2011'', deklaroi sot ministri i Jashtëm italian, Franco Frattini, në përfundim të takimit me homologun e tij malazez, Milan Rocen.
Frattini rikujtoi se rruga e Malit të Zi drejt BE-së parashikon respektimin e shtatë pikave parësore të përcaktuara nga Komisioni dhe vendi ''është n gjendje t'u përgjigjet atyre brenda shtatorit për të arritur një rekomandim pozitiv nga Komisioni dhe të hapë kështu negociatat për anëtarësim në tetor''.
''Në këtë këndvështrim, Italia do të jetë mbështetësja më e fortë a Malit të Zi, me ofrimin e një bashkëpunimi të thellë si në nivel tekniko po ashtu edhe politik'', theksoi ministri.
Rocen e falënderoi Frattinin për mbështetjen italiane dhe garantoi se vendi i tij ''do të arrijë të përmbushë të shtata pikat e përcaktuara nga Komisioni, duke qenë se deri tani ka kryer hapa gjigante në këtë drejtim''.
(s.g/atsh/Balkanweb)