Protesta në Greqi, kthehen në shesh "qytetarët e indinjuar"
ATHINE-Rrugët e Athinës janë bllokuar tashmë nga forcat policore me qëllim lehtësimin e protestuesve, që kanë vërshuar drejt sheshit qendror të Athinës, para Parlamentit, ku do të protestojnë kundër masave antikrizë të qëverisë. Ne mesdite situata tensionohet, protestuesit godasin me gure policine. Policë ekstra kane zbarkuar para parlamentit për të siguruar ndërtesen. Po kështu janë ngritur barrikada të mëdha metali përpara hyrjes së godinës
Kthehen në shesh "qytetarët e indinjuar"
Ora 17:00 Normalizohet situata në sheshin Sintagma në qendër të Athinës. Protestuesit e lëvizjes “Qytetarët e indinjuar” u kthyen sërish në shesh, ku disa prej tyre të përqafuar këndonin dhe kërcenin për të demonstruar solidaritetin dhe qytetarinë e protestës.
Episodet e dhunës që u përpoqën për të diskredituar njërin prej tubimeve më të mëdha të viteve të fundit, zgjatën përreth 2 orë. Vlerësohet se ishin mbi 1 milion njerëz ata që morën pjesë në protestën e sotme në Athinë. Bëhet e ditur se dhjetëra persona janë ndaluar ndërkohë që mësohet se 2 oficerë të policisë dhe 4 persona civilë janë plagosur e janë dërguar në spital.
Protestuesit përleshen me policinë, 5 të plagosur, mes tyre 1 polic
Ora 14. 48 Ka patur konflikt mes protestuesve dhe forcat speciale të policisë, të cilat kanë përdorur lëndë kimike dhe granata tymuese për të shpërndarë masën e njerëzve. Sipas informacioneve, nga përleshjet janë plagosur katër civilë, prej të cilëve njëri është rëndë dhe një polic. Të plagosurit u dërguan në në spital, për të marrë ndihmën e parë. Televizioni transmetoi pamje të disa personave të maskuar, të cilët thyenin me vare shkallët e ndërtesave të ndryshme në sheshin Sintagma, për të përdorur copat e gurëve ndaj policëve dhe sipas medias ata janë bërë shkak që protesta të shpërndahet.
Këta persona qëllojnë policët me gurë dhe më herët, të futur mes turmës, përdorën shishe Molotov në drejtim të forcave të policisë, për t’i provokuar ata. Në fillim, ata u izoluan nga protestuesit për të shmangur incidentet, ndërsa rreth orës 15 00 ( ora lokale) u bënë “zot” të sheshit të protestës dhe protagonistë të dhunës, ndërkohë që qytetarët nuk janë më të përqëndruar aty ku nisën tubimin.
Tension pati edhe paradite gjatë hyrjes së deputetëve në parlamentin grek, të cilët hynë të shoqëruar nga forca policie dhe u qëlluan nga protestuesit me fruta e shishe plastike .
Tensionohet situata, protestuesit qëllojnë me gurë policinë
Ora 12:00-Ndërkohë që parlamenti ka filluar punimet, situata nuk duket më aq e qetë jashtë mureve të godinës. Njerëzit janë irrituar nga hyrja e deputeve, të cilët hynë në parlament, jo me makinat e tyre dhe u qëlluan nga protestuesit me shishe plastike. Të tilla objekte janë hedhur edhe në drejtim të godinës së parlamentit.
Policët krijuan një korridor të ngushtë për hyrjen e deputetëve të cilët sulmohen nga protestuesit me fruta dhe shishe plastike. Ata vijnë në parlament të shoqëruar nga policë. Protestuesit u përpoqën të kapërcejnë kangjellat por u ndaluan nga policia. Debati vazhdon në Parlamentin grek.
Protestat në Greqi, policia forcon mbrojtjen e parlamentit
Ora 10:30- Rrugët e Athinës janë bllokuar tashmë nga forcat policore me qëllim lehtësimin e protestuesve, që kanë vërshuar drejt sheshit qendror të Athinës, para Parlamentit, ku do të protestojnë kundër masave antikrizë të qëverisë.
Policë ekstra kane zbarkuar para parlamentit për të siguruar ndërtesen. Po kështu janë ngritur barrikada të mëdha metali përpara hyrjes së godinës.
Rreth 5000 police dhe 32 skuadra te forcave speciale MAT janë mobilizuar për ditën e sotme, dhe një pjesë e tyre kanë ardhur edhe nga qytete te tjera. Ata janë në gatishmëri të plotë në 4 pika kyce të Athinës.
Protestuesit që prej 20 ditësh qëndrojnë para parlamentit grek së bashku me punonjësit e tjerë të sektorit shtetëror dhe atij privat në Greqi, që sot kanë ndërprerë punën, do formojnë një zinxhir njerëzor për të ndaluar ligjvënësit të hyjnë në Parlament, ku pritet të debatohet dhe miratohet plani i masave.
Situata është tensionuar që në orët e para të protestës pasi protestuesit sulmuan barrierat metalike të vendosura para ndertesës së parlamentit.
Protesta e sotme përbën tentativën e radhës së protestuesve për të kundërshtuar masat e ashpra ekonomike që ka ndërmarre qeveria Papandreu.
Sot në parlament është parashikuar të mbahet një debat pikërisht mbi planin afatmesëm të masave, që kanë qëllim reduktimin e deficitit buxhetor.
Ndërkohë në gjithë Greqinë mbahet sot nje greve e pergjithshme. Trena, tragete dhe autobusë nuk funksionojnë sot, ndërsa shkollat do të mbyllen dhe vetëm punonjës të domosdoshëm jane neper spitale.
Zyrtarë të Bashkimit Evropian thonë se politikanët grekë duhet të bien dakord për shkurtime të mëtejshme shpenzimesh dhe rritjen e taksave nëse Greqia kërkon të marrë një paketë tjetër ndihmash financiare.
Paketa fianciare e vitit të kaluar prej 160 miliard dollarësh nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ka patur ndikim të pakët për të ndihmuar Greqinë të dalë nga borxhet e thella që ka.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Protestat në Greqi, Papandreu i gatshëm të japë dorëheqjen Greqi, vriten në Athinë 2 shqiptarë, në kërkim 2 të tjerë Greqi, Papandreu takon Papulias për situatën VIDEO: Protestat në Greqi, tensionohet situata FOTO: Greqi, foto protesta