E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestat në Greqi, Papandreu i gatshëm të japë dorëheqjen

ATHINË- Kryeministri i Greqisë Jorgos Papandreu ka deklaruar se është i gatshëm të japë dorëheqjen me qëllim që në vend të krijohet një qeveri e re, e bashkimit Kombëtar ashtu sic kërkon opozita konservatore.

Kryetari i opozitës greke Antonis Samaras ka propozuar një qeveri të shpëtimit kombëtar pa Jorgos Papandreun. Këtë propozim ai e bëri gjatë një bisede telefonike me kryeministrin grek, bisedë që zgjati 20 minuta.

Papandreu ka siguruar se nuk e shqetëson fati i karriges së tij, por fati i Greqisë. Papandreu është shprehur se do të krijohet një qeveri uniteti, kryeministri i së cilës nuk do të jetë ai.
Sipas burimeve të besueshme të qeverisë, në orët e pasdites do të ketë një kontakt të ri telefonik në mes të dy palëve.

Kryeministri Jorgos Papandreu ka patur bisedime telefonike me gjithë liderët politikë me të cilët ka shkëmbyer pikëpamjet rreth zgjidhjes së situatës.

Deklarata e Papandreut vjen pas protestave të dhunshme në Athinë, ku pati edhe përleshje me policisë. Protestat erdhë në kundërshtim me masat antikrizë të qeverisë.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera Protesta në Greqi, kthehen në shesh 'qytetarët e indinjuar'

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›