SHBA: Rruga e Serbisë drejt BE, e gjatë, dialog me Kosovën
BEOGRAD- Serbia ka rrugë të gjatë për të bërë drejt anëtarësimit në BE. Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europë dhe Euroazinë, Philip Gordon, i jep “shuplakë” Serbisë, e cila shpresonte se me arrestimin e Mlladic, do të kishte të hapur rrugën drejt BE.
“Pavarësisht arrestimit dhe ekstradimit në Hagë të Ratko Mlladic, Serbia ka përpara një rrugë të gjatë drejt BE” – deklaroi dje nga Sarajeva zyrtari i lartë amerikan.
Një ditë para vizitës së tij në Beograd, ( e planifikuar për sot) zoti Philip Gordon i kujton me forcë Serbisë se cështja kyçe për integrimin e saj është dialogu me Kosovën.
“Serbia dhe Kosova, në veçanti duhet të intensifikojnë dialogun dhe të punojnë në mënyrë konstruktive për të zgjidhur mosmarrëveshjet përpara se ata të mund të ecin seriozisht drejt anëtarësimit në BE”- nënvizoi Gordon.
Sipas tij arrestimi i ish gjeneralit serb të Bosnjes nuk është një garanci për anëtarësimin e Serbisë në BE.
Gordon ndodhej në Sarajevë ku mbajti një fjalim në një konferencë për Ballkanin Perendimor. Konferenca u përshëndet edhe nga zëvendës presidenti amerikan Xho Bajden. Ky i fundit përmendi gjithashtu dialogun Kosovë –Serbi duke thënë se po diskutohen “çështje konkrete” .
Pas Sarajeves, Gordon qëndron sot në Beograd, ndërsa pritet të vazhdojë turin e tij ballkanik në Kroaci dhe Kosovë.
(s.g/BalkanWeb)