E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedonia shkel marrëveshjen e kalimit të kufirit me karta identiteti

QAFË THANË – Ka zgjatur shumë pak orë marrëveshja e kalimit kufitar karta identiteti mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, e cila hyri në fuqi sot, pasi autoritetet e Shkupit në pikën kufitare të Qafë Thanës nuk e kanë zbatuar atë, duke mos lejuar kalimin e shtetasve shqiptarë përtej kufirit.

Policia maqedonase njoftoi se shkak i mos respektimit të marrëveshjes është fakti se ajo nuk ka pasur ende asnjë njoftim zyrtar nga Shkupi për hyrjen në fuqi të marrëveshjes. Ndërkohë, policia shqiptare ka vazhduar ta aplikojë atë rregullisht.

Marrëveshja në fjalë është nënshkruar më 1 dhjetor 2011 nga ministri shqiptar i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, dhe homologu i tij maqedonas Nikola Poposki. E njëjta marrëveshje po zbatohet prej pak kohësh edhe me Malin e Zi: edhe në këtë rast, gjatë ditës së parë të hyrjes së saj në fuqi pati disa probleme në pikat kufitare që më pas u zgjidhën.

(im/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›