Turqi, Berisha takon Davutoðlu, vlerësohet klima e favorshme e Shqipërisë për investitorët
TURQI- Në ditën e dytë të vizitës në Turqi, Kryeministri Berisha zhvilloi sot, një mëngjes pune me Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë Ahmet Davutoðlu.
Biseda mes Berishës dhe ministrin turk u përqëndrua në klimën e favorshme ndaj biznesit për investime në Shqipëri, ndërsa u vlerësua performanca e ekonomisë shqiptare, e cila arriti të ruajë qëndrueshmërinë në kohë krize.
Zyra e kryeministrisë bën me dije se në takim u vlerësua rritja e madhe e shkëmbimeve ekonomike e tregtare midis të dy vendeve, gjatë këtyre 5 viteve, e cila ka kapërcyer vlerën e 400 milionë dollarëve dhe e investimeve turke në Shqipëri, të cilat i kanë kapërcyer një miliardë dollarë.
Nga ana e tij Davutoðlu i shprehu kryeministrit Berisha gatishmërinë e ministrisë dhe shërbimit diplomatik të Turqisë për të zhvilluar modelet më të shkëlqyera të bashkëpunimit me shërbimin diplomatik shqiptar, përfshi edhe ofrimin e shërbimeve konsullore apo të tjera për qytetarët shqiptare në përfaqësitë turke nëpër botë, në ato vende ku nuk ndodhen përfaqësi diplomatike shqiptare.
Në takim u vlerësua bashkëpunimi i shkëlqyer që të dy vendet kanë ndërtuar në fushën e sigurisë dhe në kuadër të NATO-s, si edhe u theksua roli i rëndësishëm, strategjik e i moderuar që Shqipëria ka luajtur në vijimësi në dobi të forcimit të paqes e stabilitetit në rajon e më gjerë. (el.me/BalkanWeb)