Papadhimos në Qipro: Turqia në BE, pasi të plotësojë detyrimet
NIKOZIA - Duke folur në darkën e organizuar për nder të tij nga Presidenti i Qipros, Dhimitris Kristofias, kryeministri grek Lukas Papadhimos vuri në dukje se “zgjidhja e drejtë e problemit të Qipros do të përfundojë «një anomali ndërkombëtare dhe do të heqë një faktor serioz negativ për sigurinë ndërkombëtare».
Sipas Papadhimos, zgjidhja do të kishte rezultate pozitive për Turqinë, e cila sic u shpreh ai, “për fat të keq duket se miraton logjikën e agresionit ndaj palës qipriote greke, si në përmbajtjen e bisedimeve, ashtu dhe në lidhje me ushtrimin e kryesisë së BE nga ana e Republikës qipriote ose ushtrimin e të drejtave sovrane të Republikës së Qipros në Zonën Ekonomike Ekskluzive të saj".
"Greqia ashtu si edhe Qipro mbështet anëtarësimin e plotë të Turqisë në Bashkimin Evropian, por kusht i nevojshëm është përshtatja plotësisht dhe pa përjashtim me të gjitha detyrimet ndaj Bashkimit Evropian", deklaroi kryeministri Lukas Papadhimos. Me këtë kusht integrimi i plotë i Turqisë në Bashkimin Evropian do të jetë reciprokisht i dobishëm dhe do të konsolidonte marrëdhëniet e stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë në rajon, tha ai.
Papadhimos siguroi se Greqia gjithmonë do të qëndrojë e vendosur në anën e Qipros për të arritur një zgjidhje të pranueshme që do t'i japë fund okupimit ilegal turk dhe kolonizimit. "Qëllimi ynë i përbashkët dhe i vazhdueshëm është për të gjetur një zgjidhje të rënë dakord, të drejtë, të realizueshme dhe praktike, të bazuar në rezolutat e Këshillit të Sigurimit, të respektimit të të drejtave të njeriut, në parimet dhe vlerat e Bashkimit Evropian dhe standarteve europiane, pa afate kohore të ngushta", tha ai.