E Diel, 1 Nëntor 2026

Qafë Thanë, pala maqedonase thyen marrëveshjen, s'lejon kalimin me kartë identiteti

QAFË THANË- Incident në pikën kufitare të Qafë Thanës. Në ditën e parë të zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë vetëm me karta identiteti mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, pala maqedonase nuk zbaton marrëveshjen duke mos lejuar kalimin e shtetasve matanë kufirit.

Mësohet se pala maqedonase nuk lejon që të kalojë asnjë person i cili posedon një kartë identiteti, ndërkohë që pala shqiptare ka zbatuar marrëveshjen duke lejuar kalimin vetëm me kartë bisometrike. 

lajmi vijon 

Shqipëri-Maqedoni vetëm me karta identiteti, pala maqedonase bllokon lëvizjen
Ka hyrë sot në fuqi marrëveshja Shqipërim-Maqedoni për lëvizjen e ndërsjelltë të qytetarëve me karta identiteti. Marrëveshja përkatesë është nënshkruar në 1 dhjetor të vitit të kaluar në Tiranë mes zëvendëskryeministrit dhe ministrit te Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto, dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikola Poposki.

Marrëveshja parashikon lehtësimin e mëtejshëm të lëvizjes së shtetasve ndërmjet dy vendeve duke përdorur për këtë qëllim edhe (kartat e identitetit). Marrëveshja është propozim i palës shqiptare, i nxitur nga përvoja pozitive e përdorimit të kartave të identitetit si mjet udhëtimi me Republikën e Kosovës.

E njëjta marrëveshje zbatohet edhe me Malin e Zi. Marrëveshje të tillë Maqedonia deri tani ka arritur edhe me Serbinë dhe Malin e Zi, ndërsa pritet nënshkrimi i saj edhe me Republikën e Kosovës.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›