E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedonia, të hënën takimi për emrin

Të hënën në Shkup do të zhvillohet takimi i liderëve të katër partive më të mëdha politike ku do të diskutohet për çështjen e emrit.

Në takimin e thirrur nga kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ku janë të pranishëm liderët e LSDM-së, BDI-së dhe PDSH-së, pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe presidenti i vendit Branko Cërvenkovski.

Takimi zhvillohet para negociatave midis ndërmjetësit të OKB-së Metju Nimic dhe dy palëve negociuese greke dhe maqedonase, të caktuara kah mesi i javës së ardhshme ku pritet të prezantohet propozimi final për zgjidhjen e kontestit të emrit.

VMRO-DPMNE e kryeministrit Gruevski përmban propozimin e formulës së dyfisht, ku në planin ndërkombëtarë dhe në raport me Greqinë të përdoret një emër i ri do të dal nga kompromisi me palën greke, ndërsa në marrëdhëniet dypalëshe dhe brenda vendit të përdoret emri kushtetues Republika e Maqedonisë.

Lidhja Social Demokrate (LSDM) dje doli me propozim konkret për zgjidhjen e kontestit të emrit, me të cilin siç thuhet nuk rrezikohet identiteti nacional, gjuha dhe kultura maqedonase.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›