E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosnje, arrestohet i kërkuari për krime lufte

Policia boshnjake ka arrestuar komandantin mysliman të luftës në Bosnje Naser Oric, tre muaj pasi ndaj tij u ngritën akuzat për krime lufte kundër serbëve të Bosnjës nga Gjykata Ndërkombëtarë për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi.

Tetë veta u ndaluan në një operacion të kryer në mbrëmje dhe pesë të tjerëp u liruan më vonë, tha Robert Cvrtak, zëdhënës i  policisë së federatës Myslimano - kroate. Ai tha se policia kishte kryer kontrolle në Sarajevë dhe në qytetin verior të Tuzlas.

"Tre veta do t'i dorëzohen sot zyrës së prokurorisë së Sarajevës më vonë në lidhje me aktivitetin e tyre kriminal", i tha Cvrtak agjencisë Reuters.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›