"Maqedonia të respektojë vullnetin e shqiptarëve"
Këto ditë, kryetari i Komunës në Dibër të Madhe të Maqedonisë, Argëtim Fida, mori pjesë në takimin e organizuar nga Këshilli i Qarkut të Dibrës (Peshkopi), me temën: "Dita informuese për zhvillimin e Qarkut të Dibrës", në kuadër të programit për fuqizimin e qeverisjes vendore, mbështetur nga qeveria holandeze. Në një intervistë për gazetën "Shqip", ai analizoi zhvillimet e fundit në Maqedoni dhe situatën zgjedhore.
Si e vlerësoni zhvillimin e deritanishëm të fushatës elektorale në Maqedoni?
Padyshim që fushata elektorale në Maqedoni ka nisur shumë e tensionuar dhe e acaruar, madje që në ditët e para të saj. Dhe kulmi i këtij acarimi arriti më 14 tetor, ku në qendër të Tetovës pati një sulm për eliminimin fizik të kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.
Cili, sipas jush, i gjeneron këto acarime të panevojshme dhe të dëmshme për shqiptarët?
I përmbahem idesë se këto acarime dhe konflikte vijnë nga PDSH-ja. Të shtënat për eliminimin fizik të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, si dhe seria e veprimtarive të tjera të dhunshme, tashmë janë të mirëprovuara se kanë ardhur nga kjo parti. Të shtënat me armë në fshatin Rakovec, ndaj makinës së Ahmetit, ishin të mirorganizuara, e që tregojnë për kulmin e brutalitetit shtetëror dhe partiak, që po instalohet me fillimin e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të parakohshme në Maqedoni.
Përse gjithë ky acarim i fushatës elektorale të zgjedhjeve të parakohshme të 1 qershorit, madje edhe kur ajo është në hapat e parë të nisjes së saj?
Kjo ndodh për faktin se shqiptarët në Maqedoni nuk mund të përfaqësohen në pushtet nga një parti pakicë e tyre. PDSH-ja përfaqëson vetëm 30% të shqiptarëve të Maqedonisë, ndërsa 70% e tyre ndihen jashtë qeverisë dhe të pambrojtur. PDSH-ja është bërë pjesë e koalicionit qeverisës të Nikolla Gruevskit, vetëm për të mbrojtur interesat e saj dhe jo të shqiptarëve.
Ka qenë një marrëveshje e nënshkruar midis qeverisë shqiptare dhe asaj maqedonase, nënshkruar më 16 nëntor 2005, për hapjen e vendkalimit ndërkombëtar Trebisht-Shqipëri dhe Zepisht-Maqedoni, që do ta afronte ndjeshëm Dibrën e Madhe tuajën me Trebishtin dhe të gjithë trevën e Gollobordës. Por ende edhe sot pas tri vitesh, nuk është bërë asgjë në këtë drejtim...
Kjo situatë tregon se qeveritarët e Maqedonisë, para, gjatë dhe pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, vetëm kanë premtuar dhe premtojnë, por kurrsesi të prodhojnë rezultate pozitive në këtë drejtim. Por, përfundimisht dua të them: Ose shteti maqedonas do të respektojë vullnetin dhe të drejtat e shqiptarëve etnikë, ose Maqedonia do të ndahet.