Plumba selisë së BDI-së, gurë mbi atë të PDSH-së
Sulme me armë janë shënuar dje në orët e para të ditës ndaj selive të BDI-së dhe PDSH-së në Maqedoni. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë, nëpërmjet një komunikate, ku ka njoftuar sulmet që u janë bërë shtabeve partiake të BDI-së dhe PDSH-së në rajonin e Tetovës.
Në këtë njoftim mësohet se selia e BDI-së është sulmuar rreth orës katër të mëngjesit. Sulmuesit nuk janë identifikuar ende nga policia, ndërkohë që bëhet e ditur se ata kanë qenë në një automjet tip "Golf", në momentin kur sulmuan e më pas janë larguar në drejtim të paditur. "Janë shkrepur tetë plumba në drejtim të shtabit të BDI-së, i vendosur në lokalin e Shaban Beqirit, në rrugën ‘Braqa Miladinovi‘, ndërsa një plumb ka goditur lokalin e afërt. Nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale", bëhet e ditur në komunikatën e Ministrisë së Brendshme. Një sulm i ngjashëm, por këtë herë jo me armë, është shënuar edhe ndaj selisë së Partisë Demokratike Shqiptare në fshatin Gllogjë të Tetovës. Sipas deklaratës së ministrisë, selia e PDSH-së është sulmuar në orët e hershme të mëngjesit me gurë, nga persona ende të panjohur. Ministria e Brendshme njoftoi se po ndërmerr të gjitha masat për zbardhjen e këtyre incidenteve.
Nga fillimi i fushatës për zgjedhjet e parakohshme të 1 qershorit, në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit janë regjistruar rreth 12 incidente dhe sulme të shtabeve partiake, pjesa më e madhe shtabe të BDI-së.