E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vapa ikën me gushtin, nesër rënie rapide e temperaturave

Tiranë, 29 gusht -  Nga nesër i nxehti afrikan që përfshiu Shqipërinë dhe në tërësi rajonin e Ballkanit në dy muajt e fundit, do të largohet bashkë me gushtin.
Edhe tabloja sinoptikane për ditën e sotme ishte me dy pamje. Në pjesën e parë të ditës, moti ishte i kthjellët dhe relativisht i nxehtë, ndërkohë në mesditë, vranësirat erdhen duke u shtuar, shoqëruar dhe me një rënie të vlerave të temperaturave deri në 2-3 gradë më pak krahasuar me një ditë më parë, kanë raportuar mediat shqiptare.
Sinoptikanët parashikojnë për ditën e nesërme ulje të ndjeshme të temperaturave nga 3 deri në 10 gradë celcius.

Nga 31 gradë celcius që shënon termometri për ditën e sotme, të martën do të zbresë në 21 gradë celcius. Gjithashtu ditët e para të shtatorit do të shoqërohen me vranësira dhe reshje shiu.
Rënie të menjëhershme të temperaturave sipas sinoptikanëve do të ndihet më shumë në Shqiprinë e mesme.
Ulje të ndjeshme të temperaturave nesër pritet të ndodhin e dhe në vendet e tjera të Ballkanit. Në Kosovë krahas uljes së temperaturave pritet të bie edhe shi vende – vende.
Në Serbi , po kështu në ditët në vijim pritet ftohje e motit si dhe të reshura shiu.
Mirëpo, sipas sinoptikëve serbë, që nga e enjta e ardhshme pritet ngritje graduale e temperaturave dhe kohë me diell.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›