Maqedonia voton, nëgarë 7 parti shqiptare,2koalicione maqedonase
SHKUP- Në Maqedoni sot 1 821 122 qytetarë me të drejtë vote janë thirrur për të votuar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Kutitë e votimit në 2976 vendvotime u hapën në ora 07.00 dhe do të mbyllen në ora 19.00. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) njoftoi se të gjitha vendvotimet në mbarë vendin janë hapur në kohën e duhur
Qytetarët do të deklarohen për 21 lista të partive, koalicioneve dhe lista qytetare që garojnë në këto zgjedhje. Në garën zgjedhore konkurrojnë 7 parti shqiptare: BDI, PDSH, RDK, DR, BDSH, PPD dhe BDK. Ndërsa, në kampin politik maqedonas janë dy koalicionet e mëdha: ai i udhëhequr nga VMRO-DPMNE e kryeministrit të deritanishëm Nikolla Gruevski dhe koalicioni i partive opozitare me Lidhjen Socialdemokrate (LSDM), të cilat përfshijnë të gjitha partitë e tjera të pakicave.
Dje kanë votuar diaspora, të sëmurët dhe invalidët, të burgosurit si dhe personat e shpërngulur brenda vendit.
Diaspora për herë të parë ka shfrytëzuar të drejtën për të zgjedhur tre deputetët e saj në tre njësi të reja zgjedhore. Votim dje është zhvilluar në 36 përfaqësi diplomatike të Maqedonisë jashtë vendit, ndërsa të drejtë vote kanë pasur vetëm 7258 votues.
Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Çikago bojkotoi zgjedhjet dhe ka tërhequr kandidatin e saj me akuzat për manipulime dhe eliminimin të trupit të tyre votues të regjistruar. Të drejtën e votës dje e shfrytëzuan 2222 të burgosur si dhe 407 persona të shpërngulur brenda vendit. Procesi zgjedhor vëzhgohet nga 3700 vëzhgues vendor dhe 489 vëzhgues të huaj, kryesisht nga misioni OSBE/ODIHR.
Ministria e Punëve të Brendshme ka ndërmarrë të gjitha masat për sigurimin e mbarëvajtjes së zgjedhjeve. Mbi 7 mijë policë janë trajnuar për të zbatuar detyrat për të ndjekur dhe siguruar në një distancë prej 100 metrave procesin zgjedhor dhe evitimin e parregullsive të mundshme. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi se janë kryer të gjitha përgatitjet për zgjedhjet dhe se materiali zgjedhor është dorëzuar tek organet përgjegjëse për zbatimin e procesit të votimit.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)