E Diel, 1 Nëntor 2026

Autori britanik shkon ne burg per librin e tij per denimet me vdekje

Alan Shadrake, një autor britanik, ka filluar një dënim me burg prej gjashtë javësh në Singapor, pasi gjykata ka refuzuar kërkesën e tij. Shadrake u dënua për shpërfillje të gjykatës për akuzat që ai bëri në librin e tij në lidhje me zbatimin e dënimit kapital në Singapor.

Gjykata e dënoi 75-vjeçarin me një gjobe prej 11.000 eurosh, të cilën nëse nuk e paguan do t’i duhet të kryeje edhe dy javë burg.
"Unë ndihem mirë. Mendoj se Singapori ka turpëruar veten me burgosjen time"- tha Shadrake.”Singapori po kryen një marrëzi të përgjakshme duke mos lejuar dikë të shprehë lirshëm mendimet e tij”, shtoi autori.

Shadrake u dënua më 3 nëntor të vitit të kaluar, pasi u deklarua fajtor për 11 pasazhe skandaloze në librin e tij për gjykatat e Singaporit.

Sauli Lehrfreund dhe Parvais Jabbar, drejtorë ekzekutivë të Projektit të dënimit me vdekje, thanë: "Ne jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer me rezultatin e ankesës, në veçanti, me vendimin për të mbështetur vënien e dënimit me burg për Z. Shadrake, për mospërfillje të gjykatës. Në çdo vend të zhvilluar, njerëzit duhet të mbrohen nga e drejta e shprehjes së lirë për të shprehur kritika për sjelljen e gjyqtarëve”

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›