E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Persie: Nuk ofendova Celsin dhe Spanjën

ANGLI- Sulmuesi i Arsenalit, Robin Van Persie, ka hedhur poshtë komentet e tij, kur sulmoi ashpër Barcelonën dhe Celsin. “Unë për momentin jam në detyrë me kombëtaren, por pas disa raporteve nëpër media, mendoj se është e rëndësishme të qartësohemi”.

“Këto komente të pa vërteta të cilat së fundmi kanë dalë në shesh kinse unë i kam thënë për lojtarët e Spanjës dhe të Celsit, janë të pa vërteta”.

“Unë dua të bëj të qartë se nuk kam dhënë kurrfarë interviste me Sport1 apo ndonjë medium tjetër javëve të fundit”.

“Unë respektoj kolegët e mi të Spanjës dhe Celsit dhe mezi pres të luaj ndaj tyre viteve të ardhshme. Sinqerisht shpresoj që tifozët të mos i marrin seriozisht këto lajme”, potencoi holandezi.
(m.a/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›