Maqedonia voton, procesi pa probleme Isuf Kadriu
Ne oren 19 u mbyllen qe te 2976 vendvotimet, ne te cilat mbi 1 milion e 820 mije qytetare kishin te drejten per te votuar per ndonjeren nga 18 subjektet politike qe moren pjese ne zgjedhjet e parakohshme parlamentare ne Maqedoni. Dalja ne votime ka qene masive, me e larta ne nga viti 2002. Sipas nenkryetarit te KSHZ-se, Subhi Jakupi, ne zgjedhje kane dale mbi 60 per qind e numrit te pergjithshem te votuesve. Jakupi tha se "dita e diel ishte dite feste ne Maqedoni dhe se zgjedhjet e 5 qershorit ishin me te mirat qe nga pavaresia e Maqedonise". Per dallim nga e kaluara, kesaj radhe rezulton qe pjesemarrja e shqiptareve te jete me e ulet nga krahasim me votuesit maqedonas.
Kryetari i KSHZ-se, Boris Kondarko, ne prononcimin e fundit per mediat tha se "subjektet politike qe garuan ne zgjedhje, nuk kane paraqitur asnje ankese per parregullsi qe do te demtonin procesin zgjedhor".
Nga asociacioni qytetar "MOST", qe kishte numrin me te madh te vezhguesve, bene te ditur per disa parregullsi kryesisht te karakterit teknik, por edhe per raste te votimit familjar apo per presione ndaj votuesve. Por, ndryshe nga keto institucione, Partia Demokratike Shqiptare njoftuan per, sic thane, "presione dhe incidente te shumta kryesisht ne Shkup dhe Kercove te shkaktuara nga simpatizantet e BDI-se". Mirepo, keto pretendime u kundershtuan nga partia e Ali Ahmetit, e cila procesin zgjedhor te se dieles e vleresoi si tejet demokratik. Zedhenesja e partise, Ermira Mehmeti, tha se "fituese e zgjedhjeve eshte pikerisht BDI-ja". Edhe partite maqedonase dhane vleresime pozitive, por denoncuan incidentet, qe, sipas tyre, kane shkaktuar oponentet politike.
VMRO-DPMNE paraqiti dhjetera ankesa ne KSHZ per presione dhe parregullsi te shumta te shkaktuara nga LSDM-ja, por Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE, tha se, "zgjedhjet e se dieles ishin referendum dhe fitore e madhe e manifestit te VMRO-DPMNE-se". Nga LSDM-ja deklaruan se pjesemarrja masive ne zgjedhje eshte "deshmi per gatishmerine e qytetareve per partite opozitare".
Fushate e qete
Fushata elektorale 20 diteshe kaloi e qete, ne vecanti ne bllokun politik shqiptar, ku per here te pare qe nga vendosja e pluralizmit nuk u regjistrua as edhe nje incident. Pervec partive politike, vleresimet e ketilla i ndajne edhe analistet politike, te cilet shpresojne se edhe procesi i sotem zgjedhor do te zhvillohet me menyre te qete dhe demokratike. "Ne krahasim me zgjedhjet e deritashme, mund te them se te pala shqiptare kemi pasur nje fushate evropiane dhe uroj qe edhe permbyllja e ketij procesi te jete ne kete menyre. Nga ana tjeter, te pala maqedonase kemi pasur fushate me fyerje dhe me individualizime shume te medha, kemi pasur nje fushate shume negative edhe neper media", thote analisti Albert Musliu.
Edhe Biljana Vankovska thote se kesaj radhe partite shqiptare jane treguar me te vemendshme gjate fushates zgjedhore, duke evituar incidentet dhe duke lene per te kuptuar se pas zgjedhjeve mund te kete edhe koalicione mes tyre.
Ndersa, sa i perket fushates te partite maqedonase, ajo, sipas Vankovskes, per here te pare eshte shoqeruar me incidente dhe tensione te papara. Vankovska thote se nga zgjedhjet e sotme nuk pret asgje spektakolare, pervec obligimit te partive "per te dhene llogari per parate e shumta qe shpenzuan per kete cirk te panevojshem", sic i cileson ajo zgjedhjet e parakohshme. "Nuk kane oferte, nuk kane program te qarte apo vizion, madje edhe nese ka dicka, do te deshtoje ne testin e pare te formimit te qeverise, pasi negociatat per formimi e qeverise se re nuk do ta kene prioritet te ardhmen, por ndarjen e pushtetit, ndarjen e posteve, pra te mirat qe ofron te qenet ne pushtet", thekson Vankovska.
Por, ndryshe prej saj, Albet Musliu beson se kabineti i ri qeveritar qe do te dale nga zgjedhjet e sotme, per prioritet do te kete zgjidhjen e kontestit kryesor, ate te emrit me Greqine. "Me vete faktin se Maqedonia ka ngecje ne proceset euro-integruese, si dhe ngecje ne disa sfera tjera te jetes shoqerore, ky ishte edhe shkaku perse keto zgjedhje u shpallen si zgjedhje te parakohshme. Uroj se kombinimet e reja politike, qeveria e re, te mbledhe fuqine qe keto probleme t'i tejkaloje", shprehet Musliu.
Procesi zgjedhor u organizua nga Komisioni Shteteror i Zgjedhjeve, i cili per here te pare rezultatet po i publikon drejtperdrejte ne faqen e internetit dhe ashtu sic arrijne nga komisionet komunale zgjedhore. Kjo, sipas KSHZ-se, u mundeson qytetareve qe nga afer te percjellin grumbullimin e votave.