E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkarkimi i Vilas Boas, Abramoviç sulmon lojtarët

BRITANI - Roman Abramoviç ka treguar se e pëlqen ende Andre Vilas Boas, megjithëse të dielën e shkarkoi nga detyra. Miliarderi rus këtë herë e ka kapur me futbollistët, duke lëshuar vrer ndaj tyre dhe duke i konsideruar fajtorët e vetëm të dështimit të teknikut portugez.

Gazeta “Daily Express” flet për një sulm të ashpër të Abramoviç ndaj futbollistëve. “Ju bëj personalisht përgjegjës për dështimin e projektit, - u ka thënë ai lojtarëve. – Tani e tutje do të jeni të gjithë nën provim. Në verë do të ketë ndryshime radikale”.

Prej kohësh mediat angleze shkruanin për një raport të krisur të Vilas Boas me 3/4 e skuadrës, gjë që çoi në një krizë të paprecedent të Çelsit dhe tashmë në shkarkimin e teknikut portugez.

(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›