E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maradona: I krkoj falje Platini-s

Diego Armando Maradona është i lumtur për rezultatin e arritur kundër Koresë së Jugut, ku ekipi argjentinas fitoi 4-1.

"Krenohem me lojtarët e mi dhe punën që bënë ata. Po bëjmë një lojë të pastër dhe që prej minutës së parë deri në të fundit, ekipi është i motivuar", u shpreh Maradona.

Duke folur për gazetarët Maradona i ka kërkuar ndjesë edhe Michel Platini për kundërsulmin që i bëri një ditë më parë.

"I kërkoj ndjesë Platini-së, por jo Pele-së. Platini më ka dërguar një letër se nuk kishte thënë asgjë nga ato që më erdhën mua në vesh. I kërkoj falje zotit Platini, por jo Pele-së. Ky i fundit më ka kritikuar për rolin tim si trajner", tha Maradona.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›