Nuk e kuptoj Bekenbauerin, dua respekt për Anglinë
Kaizeri foli ashpër, ose ndoshta e dinte mirë çfarë po thoshte dhe e kishte idenë se ajo do të bënte të shpërthenin reagimet, prandaj e bëri kastile. Në çdo rast, një frazë e Franc Bekenbauerit ka irrituar gjithë anglezët, që tani i përgjigjen me zë të lartë. Në 1/8-n e finaleve të botërorit mund të kemi një përplasje hipotetike Gjermani e Angli dhe tashmë një sfidë e tillë është ndezur. Bekenbauer të martën kishte thënë me pabesinë e tij të zakonshme: “Ajo që kam parë nga anglezët ndaj SHBA-së ka pak të bëjë me futbollin. është njëlloj sikur Anglia të ishte kthyer në kohët e këqija të ‘gjuaj dhe vrapo’. Dhe nuk janë aspak të sigurt, nëse Fabio Kapelo mund t’i ndryshojë gjërat. Anglezët janë ndëshkuar nga fakti se në Premier ka pak lojtarë anglezë. Klubet mbështeten te të huajt të ardhur nga e gjithë bota”. Pa dashur të rikthejmë temat e një të kaluare të dhimbshme, të gjithë i kujtojnë arsyet që ndanë gjermanët nga anglezët, të cilat janë ekstra-futbollistike. është e qartë që fjalët e Bekenbauerit nuk i kanë pëlqyer askujt në Londër, por mbi të gjitha në Rustenburg, ku po stërvitet Kombëtarja e Kapelos. Në fakt trajneri italian ka reaguar me një deklaratë të shpejtë: “Vërtetë nuk arrij ta kuptoj deklaratën e Bekenbauerit. Jam i befasuar. Kur flitet për një skuadër tjetër, duhet të kesh respekt, dhe të paktën ta shikoj nga tribuna duke luajtur, jo nga tv. Nuk i kuptoj fjalët e Bekenbauerit: kudër SHBA-së nuk kemi luajtur asnjëherë me topa të gjatë, madje shumë pasime, dhe kemi pasur shumë raste për gol. Prandaj nuk e kuptoj pse Bekenbaurer ka thënë gjëra të tilla”. Edhe Uejn Runi është shprehur për këtë argument, duke dhënë një mesazh të fortë dhe të qartë: "Në këtë pikë do të më pëlqente shumë të përballeshim me Gjermaninë në 1/8-at dhe ta mundja. Do ishte e mrekullueshme. Ne sigurisht nuk u japim rendësi fjalëve të Bekenbauerit: të gjithë shikojnë dhe të gjithë e dinë se nuk luajmë aspak ‘gjuaj dhe vrapo’, por në një mënyrë krejtësisht të ndryshme. Gjermania ka fituar 5-0 në debutim? E kujt i bëhet vonë. Vlen mënyra se si e mbaron një Botëror, jo se si e nis. Dhe ne, jua garantoj, do ta fitojmë grupin tonë. Pastaj shpresojmë të përballemi me Gjermaninë në 1/8-at”. Ndërsa Kapelo kalon në një tjetër temë të nxehtë, topin “Jabulani”, të cilin e konsideron të tmerrshëm për lojtarët dhe portierët, sepse është e pamundur të ndjekësh trajektoren, mirë kur luhet me pasa të shkurtër, por kur tenton te kroset e gjatë, është vërtet e vështirë të kuptosh trajektoren. Në situata të tilla, ky top është thjesht i pamundur për t’u kontrolluar. I pamundur. është vështirë të gjuash në portë. E përsëris, është topi më i keq i prodhuar ndonjëherë”. Kapelo sot shpreson të festojë ditëlindjen e tij (mbush 64 vjeç) me një fitore ndaj Algjerisë. Afrikanoveriorët duken një viktimë e sakrifikueshme e furisë angleze. Kapelo të do të kërkojë një fitore neto për t’u mbyllur gojën tabloideve. Por edhe sepse nëse SHBA do të bëjë një ecuri të mirë, diferenca e golave do të bëhej decizive për kalimin në vendin e parë.
#