Fitoren e ndaj Spanjës e kemi pritur 105 vjet
Trajneri i i Zvicrës, Otmar Hicfeld është shprehur tejet i lumtur që skuadra e tij arriti t’i gëzohet fitores në duel me kampionen e Evropës, Spanjën, që njëherësh llogaritet edhe si favoritja kryesore e këtij Botërori. Pas ndeshjes së zhvilluar ditën e djeshme me një rezultat krejt surprizues që duket se erdhi vetëm falë strategjisë së zgjedhur nga Hicfeld, ai ka thënë se Zvicra kishte më shumë se një shekull që e priste këtë ndeshje.
“është e rëndësishme që e nisëm mbarë Botërorin. Kam pasur ndjenjë të mirë para ndeshjes. Jam shumë i lumtur që skuadra ishte vazhdimisht e përqendruar. Nuk luajtëm aq shumë lojë të hapur, por ishim kompakt, sidomos në mesfushë. Kjo është fitore historike, në të cilën Zvicra ka pritur 105 vjet. Kemi bërë një hap të madh drejt fazës së dytë, por duhet të qëndrojmë të qetë, pasi në ndeshjen e dytë ndaj Kilit do ta kemi më të vështirë se sa ndaj spanjollëve”, ka theksuar Hicfeld.
#