SHBA kërkon 3 pikët kundër Sllovenisë
Grupi C
Të gjithë e pranojnë gafën e Grin, por barazimi mes SHBA-së dhe Anglisë ishte fryt i një lojë elastike dhe inteligjente, i një logjike të vazhdueshme nga ana e amerikanëve, të cilët kishin demonstruar një futboll rezultativ dhe në Kupën e Konfederatave një vit më parë. Janë skuadër e koncentruar dhe kanë një trajner të mirë, ndaj sot zbresin në fushë për një fitore që do i mbante në lojë për kualifikim. Sllovenia ka marrë ndoshta 3 pikët më të pamerituara ndaj Algjerisë, e cila e kishte hak një barazim në sfidën e parë.
#