E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperfillja e ushtareve, Mekein kritikon Obamen

UASHINGTON - Kandidati republikan per president Xhon Mekejn kritikoi dje rivalin e tij Barak Obama per shperfillje permes anulimit te vizites per ushtaret e plagosur. Vete Obama i hodhi poshte kritikat e republikaneve mbi turneun e tij jashte vendit, para se te kthehej per ne Shtetet e Bashkuara te shtunen. Obama la te kuptohej se mbeshtetja per te mund te binte gjate diteve te ardhshme, duke thene se ai kishte qene jashte vendit per nje jave ndersa njerezit shqetesoheshin per cmimet e naftes dhe humbjet e shtepive te tyre. Megjithate senatori Obama ritheksoi se udhetimi i tij ishte i rendesishem sepse shume prej problemeve me te cilat po perballen Shtetet e Bashkuara nuk do te zgjidhen aq me efikasitet pa ndihmen e partnereve te fuqishem jashte vendit.

AKUZAT

Ne sulmet e fundit kunder Obames, fushata e kandidatit republikan per president Xhon Mekejn e kritikoi ashper senatorin Obama per anulimin e vizites tek ushtaret e plagosur amerikane ne Gjermani. Senatori republikan tha se Obama kishte zgjedhur udheheqesit e huaj dhe evropianet entuziaste ne vend te heronjve te plagosur amerikane. Mekejn tha ne nje interviste per rrjetin televiziv ABC se nese ai vete do te kishte dashur te vizitonte trupat, por Pentagoni nuk do ta kishte lejuar, ai do te ishte revoltuar jashte mase. Po ashtu, Mekejn thuajse e provokoi z. Obama per udhetimin jashte vendit kur tha se rivali i tij ishte naiv ne ceshtjet e politikes se jashtme dhe sigurise kombetare.

Sakaq, nje reklame e re qe filloi te transmetohej te shtunen e qortonte z. Obama se kishte treguar mungese respekti duke gjetur kohe te shkonte ne palester gjate vizites se tij ne Evrope ne vend qe te vizitonte trupat e plagosura. Sic duket Pentagoni nuk e ka lejuar te merrte kamera me vete, thoshte reklama televizive qe po transmetohet ne Kolorado, Pensilvani dhe Uashington DC. Ndersa Xhon Mekejn eshte gjithnje prane trupave tona, - perfundon promocioni publicitar.

OBAMA

Fushata e z. Obama e quajti reklamen shume te papershtatshme. Zedhenesi i fushates tha se vizita ne spitalin ushtarak ne Gjermani u anulua pasi Pentagoni ngriti shqetesimin e ndermarrjes se veprimtarive politike ne nje baze ushtarake. Megjithate, para se te ndodhte kjo, fushata e z. Obama kishte thene se vizita e tij mund te shihej se politizim i papershtatshem. Por vete Pentagoni, konfirmoi se senatorit Obama, nuk i eshte thene qe te mos e bente viziten.

Kurse Obama, duke dale nga takimi me kryeministrin britanik Gordon Braun, tha se ai nuk donte kurrsesi qe ushtaret e plagosur apo te tjere te perfshiheshin ne debatin nese vizita ishte dicka politike apo jo, si dhe te gjendeshin ne mes te zjarrit te fushatave te ndryshme.

"Hap i parakohshem fitoreje"

Republikanet e kane sulmuar disa here senatorin Obama gjate gjithe udhetimit te tij, ndersa fushata e z. Mekejn u shpreh koheve te fundit se demokrati Obama kishte bere nje hap te parakohshem fitoreje meqenese mbeten edhe me shume se 100 dite te tjera deri ne fund te fushates presidenciale. Kritikat u bene nderkohe qe fushata e z. Mekejn perpiqet te terheqe vemendjen e medias e cila u perqendrua intensivisht ne turneun e z. Obama ne Lindjen e Mesme dhe Evrope.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›