Kryeministri serb paralajmeron vale te re arrestimesh
Kryeministri serb Mirko Cvetkovic tha dje se arrestimi i Karaxhiqit deshmon vullnetin e Beogradit per te pranuar detyrimet nderkombetare dhe se do te pasohet nga arrestime te tjera. Cvetkovic paralajmeroi ne Salzburg te Austrise se Beogradi nuk pret shperblim per arrestimin e Karaxhiqit, por megjithate shpreson se do te operacionalizohet pakti i Stabilizim Asocimit Serbi-BE. Bashkimi Evropian ka theksuar se duhet te arrestohen dhe te kerkuarit e tjere nga Haga perpara se te vihet ne jete pakti tashme i nenshkruar. Nderkohe, Kisha Ortodokse Serbe i ka dhene bekimin Karaxhicit permes nje ceremonie ne qeline e tij. "Karaxhic reflektonte optimizem dhe besim tek Zoti dhe drejtesia njerezore", citohet kryepeshkopi serb Amfilohije ne faqen e internetit te Kishes Ortodokse serbe. Karaxhic do te dergohet pasneser ne Gjykaten e Hages per ish Jugosllavine.