Serbi, Tadic merr kercenime pas arrestimit te Karaxhicit
Presidenti serb, Boris Tadic ka marre nje numer kercenimesh, shumicen nepermjet internetit, qe pas arrestimit te te akuzuarit nga Gjykata e Hages per krime lufte, Radovan Karaxhic. Zyra e presidentit serb tha dje se keto kercenime filluan me 22 korrik, vetem nje dite pas arrestimit te Karaxhicit, dhe kane mberritur ne adresen e e-mail-it te kryetarit te shtetit si edhe ne zyren e tij te shtypit. Burimet refuzuan komentimin e ketyre kercenimeve dhe shtuan se te gjitha mesazhet u ishin dorezuar organeve te autorizuara shteterore. Mesazhet, ku Tadicit i thuhet se eshte ''tradhtar'' apo ''njeri i vdekur'', mberrijne kryesisht nga Serbia apo Republika Serbe e Bosnjes. Shkalla e sigurise se autoriteteve eshte rritur shume pas dukurise.