E Diel, 1 Nëntor 2026

Maradona: “Pele dhe Platini thonë gomarllëqe”

“Dua të jem kampin i botës me Argjentinën, pasi kam Mesin dhe shumë kampionë të tjerë pas tij. Nëse Zoti nda ndihmon, pjesën tjetër do ta plotësojmë vetë”. Kjo është deklarata e Diego Maradonës, trajnerit të Argjentinës, në vigjilje të ndeshjes kundër Koresë së Jugut në “Soccer City” (13:30). Koreanët ndaj Greqisë treguan se ishin lojtarë shumë të shpejtë, por edhe të maturuar në lojë, duke përdorur një markim të fortë. ù

“Mesi është një problem i madh për këdo që synon ta markojë, - tha Maradona, - por kjo duhet thënë edhe për Tevezin, Kakanë dhe Kristiano Ronaldon, pasi të gjithë këta dhurojnë spektakël. Gjyqtarët duhet të jenë shumë të ashpër dhe të nxjerrin kartonë ndaj ndërhyrjeve të ashpër,fillimisht të verdhë dhe më pas atë të kuq. Ata që nuk dëshirojnë të luajnë futboll duhet të qëndrojnë në shtëpi. Duhet që ndeshjet të jenë të vërteta dhe të luajtura në mënyrë të ndershme, pa ara që duan t’u thyejnë këmbët kundërshtarëve”.

Maradona konfirmoi se sot Veron nuk do të luajë. “Ia thashë dhe ai më kuptoi. Do të na mungojë, por nëse do të luante nesër (sot) rrezikon të dëmtohet”. Maradona ka pëlqyer disa lojtarë: “Kam veçuar Podolskin, Elanon dhe Maikonin, - tha ish-kapiteni i Argjentinës, - por askush nuk më ka impresionuar në mënyrë të veçantë. Askush nuk ka mundur të bëjë as 40 për qind të asaj që Mesi bëri kundër Nigerisë. Leo duhet të qëndrojë i qetë dhe të bëjë luajë futbollin e tij”.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Enjte, 17 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›