E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perez, gati 130 milion euro për dyshen Runi-Zherrard

Sipas tabloidit britanik “Daily Star”, klubi madrilen është gati të shpenzojë plot 130 milion euro për të sjellë në “Santiago Bernabeu” dy nga yjet e Premier Ligës: Uejn Runi dhe Stivën Zherrard. Më konkretisht, 90 milion për sulmuesin e Mançesterit dhe 40 për kapitenin e Liverpulit.

Gazeta saktëson se brenda këtij muaji, një drejtues “galaktik” do t’i paraqesë ofertën zyrtare klubit anglez, për sulmuesin të cilit i skadon kontrata në vitin 2012. Por megjithë gjendjen jo fort të qëndrueshme financiare, duket e pamundur që “Djajtë e kuq” të heqin dorë nga simboli i tyre, vetëm 12 muaj pas largimit të një tjetër ylli: Kristiano Ronaldo.

Disi më e lehtë duket rruga e mesfushorit të Liverpulit. Klubi nga “Anfield” ende nuk ka gjetur pasardhësin e Rafa Benitezit dhe mbi të gjitha, ka shumë paqartësi mbi pronarët e ardhshëm. Prandaj me 40 milion euro dhe me dëshirën e mirë të lojtarit për t’u vënë nën urdhrat e Hoze Mourinjos, gjithçka mund të ndodhë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›