Shkumbini merr Osmanin dhe Ahmatajn

Shkumbini gjeti akordin me mbrojtësin korçar, Tefik Osmani (25 vjeç), dhe mesfushorin elbasanas, Julian Ahmataj (31 vjeç), për sezonin e ri, dy lojtarë që e mbyllën edicionin e kaluar me Tiranën.
Të enjten pritet edhe firma e portierit Ilion Lika (ish-Kastrioti). Peqinasit janë shumë afër firmës edhe me mesfushorin e Besës, Artion Poçi.
Të Shkumbini kanë firmosur edhe ish-mesfushori i Apolonisë dhe Gramozit, boshnjaku Semir Haxhibuliç (3 gola sezonin e kaluar), si dhe ish-mesfushori sulmuesi i Besës, Bledar Mancaku (5 gola sezonin e kaluar).
Klubi peqinas konfirmoi mbrojtësin kosovar Driton Krasniqi, i cili la një përshtypje shumë të mirë. Midis Ndroqit dhe Krasniqit u arrit një marrëveshje dyvjeçare. Ende nuk janë bërë të ditura detajet financiare të kontratës, por besohet se shuma është rreth 20 mijë euro.
Shkumbini konfirmoi edhe boshnjakët Ahmed Mujdragiç dhe Altin Gërboviç (2 gola sezonin e kaluar).
SHKUMBINI NË MERKATO
Të ardhur: Bledar Mancaku (përfundim kontrate me Besën), Semir Haxhibuliç (perfundim kontrate me Gramozin), Tefik Osmani (Tirana), Julian Ahmat
Konfirmime: Driton Krasniqi (rinovim kontrate), Ahmed Mujdragiç (rinovim kontrate), Altin Gërboviç (rinovim kontrate)
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure, 16 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili