Berisha-opozitës:Unë ju respektovatani shtroni alternativat
TIRANE-
BERISHA-OPIZITË: UNË JU RESPEKTOVA, TANI SHTRONI ALTERNATIVAT
ORA 11:20-Kryeministri Sali Berisha ka shfrytëzuar sot debatin e lirë 60 minutësh për ti bërë thirrje opozitës të shtrojë alternativat dhe most u shmanget procesve integruese, por së bashku me mazhorancën tu bashkohet traditës për diskutim e miratim të ligjeve dhe reformave. Sipas Berishës, opozita duhet ta bëjë këtë pasi, sic tha kryeminsitri, mazhoranca i ka dhënë të gjitha të drejtat rreth cështjeve të zgjedhjeve duke ia hequr këto të drejta vetes.
HIQET NGA RENDI I DITËS,VOTIMI PËR RREGULLOREN
Ora 10:50-Pritej që sot në Kuvend të kalonin ndryshimet në rregulloren e Kuvendit për mënyrën e shqyrtimit dhe votimit të dekreteve të Presidentit të Republikës për anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese. Por kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli në nisje të seancës nuk lexoi asnjë nga pikat e lartpërmendura që duhet të ishin përfshirë në rendin e ditës.
BUSHATI: KRIZA PO PERKEQESOHET
Ora 10:40-Ka nisur rreth ores 10:30 minuta seanca e radhes parlamentare. Deputeti socialist Ditmir Bushati duke shfrytëzuar debatin e lirë 60 minutësh kërkoi sot të gjendet një konsensus për gjetjen e zgjidhjes së krizës politike. “Kriza po përkeqësohet, duhet konsensus”, tha Bushati duke iu referuar deklarataës nëj dite më parë të PPE-PSE. “Deklarata e PPE-PSE ishte një lajm i keq”.
Sic theksoi Bushati, vendi ndodhet përballë krizave të mëdha ndaj sic tha ai, “është koha për bashkëpunim me opozitën”.
RREGULLORJA E KUVENDIT SOT SHQYRTIMI NË SEANCËN PLENARE
Ora 07:00-Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit për mënyrën e shqyrtimit dhe votimit të dekreteve të Presidentit të Republikës për anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese do të shqyrtohen në seancën e sotme parlamentare. Paketa për amendimin e dokumentit më të rëndësishëm që rregullon jetën parlamentare, e propozuar nga deputetë të maxhorancës, parashikon votimin e hapur të dekreteve të presidentit, sikundër veprohet në rastin e miratimit të ministrave dhe buxhetit të shtetit. Deri tani votimi i dekreteve të kreut të shtetit për anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese bëhej me kuti ose i fshehtë me elektronikë.
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste i mbledhur dje në mesditë u shpreh kundër amendimit të rregullores së Kuvendit, që synon ndryshimin e mënyrës së shqyrtimit dhe votimit të dekreteve të Presidentit të Republikës. Sipas njoftimit për shtyp nga selia rozë, “në mbledhjen e radhës të grupit socialist u diskutua me shqetësim mbi qëndrimin refraktar dhe bllokues të maxhorancës për zgjidhjen e krizës politike, institucionale e ekonomike”. Duke u ndalur tek ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, të propozuara nga maxhoranca parlamentare, grupi i PS-së vlerësoi se “këto ndryshime të ndërmarra në mënyrë të njëanshme bien ndesh me praktikat më të mira parlamentare europiane të rregulloreve të funksionimit të parlamenteve”.
(d.b/BalkanWeb)