Maradona: Zoti na do në finale
Pyetjes së gazetarëve mbi mundësinë që Argjentina të arrijë deri në ndeshjen e fundit të botërorit, ish-“djaloshi i artë” iu përgjigj: “Qetësohuni djema. Shihemi në finale. Dashtë Zoti shihemi në finale. Dhe jam i sigurt që do të jemi”.
Maradona foli edhe për formacionin që do të hedhë në fushën e lojës kundër Gjermanisë. “Demikelis do të luajë titullar, por duhet ende të vendos midis Burdizos dhe Samuelit”, pohoi numri një i kombëtares argjentinase. Kurse lidhur me repartin e sulmit, 50-vjeçari do t’i besojë sërish treshes Mesi-Higuain-Tevez.