Uruguaj-Ganë, "të vegjlit" kërkojnë historinë
Takimi që do të luhet në orën 20:30 në stadiumin “Soccer City” është historik për të dy çerekfinalistët. Nga njëra anë është Uruguaji, dy herë kampion bote (1930, 1950), por që nuk i sheh gjysmëfilanet që nga viti i largët 1970. Nga ana tjetër, Gana, që mban mbi supe përgjegjësinë e një kontinenti të tërë. Nëse ia dalin, “Yjet e zinj” bëhen e para kombëtare afrikane që arrin mes katër më të mirëve të botës.
Tekniku uruguajan, Oskar Uashington Tabarez, do të mbështetet sërish te treshja e sulmit Forlan-Kavani-Suarez, që ka rezultuar e suksesshme deri tani. Ndërkaq, në kampin afrikan mbizotëron entuziazmi. Trajneri Milovan Rajevac dëshiron të kalojë çerekfinalen për të rigjetur Brazilin, i cili eliminoi Ganën katër vite më parë në fazën e 1/8-ave.
Uruguaj – Ganë, formacionet e mundshme:
Uruguaj: (4-4-2): Muslera; Lugano, Victorino, Fucile M. Pereira; Perez, Arevalo, Cavani, A. Fernandez; Suarez, Forlan. (Castillo, Silva, Godin, Gargano, Eguren, A. Pereira, Abreu, Lodeiro, Gonzalez, Scotti, S. Fernandez, Caceres). Trajner: Tabarez
Gana (4-4-2): Kingson; Pantsil, John Mensah, Addy, Vorsah; Annan, Inkoom, Muntari, K. P. Boateng; Asamoah Gyan, Tagoe. (Agyei, Ahorlu, Sarpei, D. Boateng, Appiah, Amoah, Ayew, Adiyiah, Owusu-Abeyie, K. Asamoah). Trajner: Rajevac
Gjyqtar: Benquerenca (Portugali)