E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maradona, "aromë" Botërori: Dua 11 heronj!

Maradona tha se përballja e nesërme me gjermanët është një provë e rëndësishme ndaj një rivali historik dhe do t’i shërbejë atij për të krijuar një ide përfundimtare mbi elementët që do të përfshijë në listën e të grumbulluarve në Botërorin e Afrikës së Jugut në qershor.

Në prag të sfidës në “Allianz Arena”, ish-Kampioni i Botës me Argjentinën në vitin 1986 theksoi: ”Lista përfundimtare është pothuajse 80 për qind gati, pjesa tjetër do të plotësohet në momentin e fundit. Do të ketë ndikim të madh gjendja e lojtarëve në fund të sezonit. Do përpiqemi të gjejmë formacionin ideal, për t’u rikthyer argjentinasve gëzimin e munguar prej 24 vitesh”.

Më tej ai shtoi se do të mbështetet te lojtarët simbol, me të cilët u kualifikua për në Botëror. “Dua që lojtarët e mi të shndërrohen në heronj. Tevez, Mesi, Aguero, Maskerano dhe Veron do rikthejnë buzëqeshjen e tifozëve, sepse ka kaluar shumë kohë, që nga 1986. Argjentina e meriton të fitojë Kupën e Botës, prandaj jemi plotësisht të përqëndruar”, nënvizoi Maradona.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›