E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti grek kërkon eshtra ushtarësh në Pogradec

Edhe një herë tjetër, njerëz të veshur me petkat e fesë nga Greqia kanë ardhur në vendin tonë për të kërkuar eshtrat e ushtarëve të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Bëhet fjalë për një prift grek, i cili ka mbërritur dje në Pogradec, duke kontaktuar me një banorë të zonës për eshtrat e ushtarëve të rëndë gjatë luftës italo-greke. Sipas GSH-së, prifti i quajtur Janis Llazaros ka takuar shtetasin Siri Merko, dëshmitar okular i zhvarrimit të 150 eshtrave të ushtarëve grekë në vitin 1976.

Prifti grek ka treguar se informacionin për të si dëshmitar i kësaj ngjarjeje e kishte siguruar nëpërmjet një mjeku pediatër nga qyteti i Pogradecit, i cili punon edhe në klinikat greke në Selanik. Çështja e varrezave të ushtarëve të rënë grekë është bërë shpesh “mollë sherri” midis Tiranës dhe Athinës. Qeveria greke ka vënë jo pak herë kushte ndaj Shqipërisë për ngritjen e memorialëve të të rënëve në Luftën e Dytë Botërore.

Tashmë është nënshkruar marrëveshja për ngritjen dy memorialëve, një në Gjirokastër dhe një në Këlcyrë. Por me sa duket nuk do të jenë të fundit, dhe i gjithë Jugu i Shqipërisë duket se do të mbyllet me varreza të tilla.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›