E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maradona i këshillon Interit sulmuesin Agueron

Legjenda e futbollit botëror që drejton aktualisht përfaqësuesen e Argjentinës, Diego Armando Maradona, këshillon zikaltërit e Interit për të marrë shërbimet e Agueros. Maradona e cilëson dhëndrin e tij si lojtarin ideal për të formuar dyshen e sulmit tek skuadra kampione e Italisë së bashku me Ibrahimoviçin.

“I këshilloj zikaltërit se Aguero është mjaft i ngjashëm me Ibrahimoviçin”, deklaron ish-ylli i futbollit botëror. Atletiko e madridit kërkon 50 milion euro për Agueron, por, sipas Corriere dello Sport, shifra mund të ulet nëse skuadrat fillojnë bisedimet konkrete.

Në intervistën e tij për gazetën e lartpërmendur, Maradona deklaron se edhe Tevez mund të luajë në Itali, pasi kontrata e tij është duke skaduar me skuadrën e Mançesterit.

Lidhur me lojtarët që mendon të thërrasë në ndeshjen e radhës së përfaqësueses së tij, Maradona deklaron se Zarate dhe Milito nuk janë të vetmit, pasi mund të thërritet edhe Ledezma.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›