Marca: Kalderoni manipulon asamblenë e Realit
Madrid - Gazeta më e madhe sportive në Spanjë, dhe një nga më të mëdhatë në Europë, Marca, denoncon sot asamblenë e fundit të Realit si të manipuluar nga presidenti Roman Kalderon. Sipas kësaj gazete, në asamblenë e 7 dhjetorit, kur bëhej edhe bilanci i skuadrës, në votim kanë marrë pjesë 7 persona pa të drejtë vote.
Marca publikon se 7 tifozët që kanë marrë pjesë në votim nuk kishin të bënin aspak me shoqërinë e klubit të Realit të Madridit. Vota e tyre rezultoi finale në miratimin e rezolutës së hedhur në votim në këtë asamble. Gjithçka e re rreth këtij skandali pritet të zbardhet në ditët në vijim, pasi në skenë të dalin edhe fakte të reja.