Hyseni diskuton me Jones për situatën në Kosovë
Prishtinë -Zhvillimet më të fundit në Kosovë, shtrija e misionit EULEX, procesin e njohjeve të shtetit të Kosovës dhe procese të tjera që lidhen me aktualitetin në Kosovë, ishin disa prej temave që cekën gjatë takimit midis ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni dhe zëvendës ndihmës sekretarin e shtetit amerikan për Evropë, Stuart Jones.
Ministri Hyseni, nga ana e tij, e njoftoi zëvendës ndihmës sekretarin e shtetit për Evropë, Stuart Jones me planet e veprimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës për këtë vit në fushat kyçe të përqendrimit, për prioritetet e kësaj ministrie me theks të veçantë në shtimin e numrit të njohjeve të shtetit të Kosovës dhe përgatitjet që po bëhen për të prezantuar çështjen e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Gjatë takimit, bashkëbiseduesit ndanë pikëpamje të përbashkëta për të gjitha çështjet që u diskutuan mes tyre. Jones ndodhet për një vizitë dyditore në Prishtinë.