E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maradona, jo Inter-esimit te Kambiasos dhe Zanetit

Diego Armando Maradona ka thirrur ekipin provizor me 30 emra, per ne finalet e Kupes se Botes dhe tha se me vendimet e tij nuk ka surpriza, ndonese kishte lene jashte ekipit dy lojtare te Interit, te cilet mund te jene edhe fitues te "Champions", me 22 maj pas kupes dhe kur dihet se jane shume prane titullit kampion me ekipin e tyre ne Seria A. Dyshja zikalter, Esteban Kambiaso dhe Javier Zaneti nuk do te bejne pjese ne radhet e Argjentines dhe pasi i la jashte, Maradona eshte perpjekur te binde opinionin sportiv argjentinas, se ka bere zgjedhjet e duhura dhe do te arrije suksesin e deshiruar ne "Afrika e Jugut 2010". Nga ana tjeter lojtaret kane mbetur te surprizuar nga ana e trajnerit, por nuk kane reaguar ashper ndaj ketij vendimi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›