Viera: Domenek nuk pati kuraje te me bente nje telefonate
Patrik Viera kritikoi trajnerin e Frances, Rajmond Domenek, pasi e ka lene jashte finaleve te Kupes se Botes. Mbrojtesi veteran kaloi te Mancester Siti ne muajin janar dhe synonte te fitonte nje vend ne formacionin e Domenek, para ndeshjeve finaleve te Kupes se Botes, por ky i fundit as nuk e ka lajmeruar, sepse nuk ishte ne planet e tij, per ta ftuar. Vieira u shpreh per "Canal + Sport" se: - "Pjesemarrja ne finalet e Kupes se Botes per here te katert do te ishte nje sfide mjaft e bukur per mua. Teksa trajneri i ekipit kombetar ka lene jashte listes emrin tim, e pranoj vendimin qe ai ka marre, pa asnje problem. Gjithsesi, Viera shprehet i merzitur me faktin se trajneri i kombetares se Frances nuk e ka telefonuar prej gjashte muajve, qe t'i komunikonte te pakten vendimin e fundit. "Duke konsideruar edhe numrin e ndeshjeve qe kam luajtur deri tani me ekipin e Frances (107) dhe vitet e shumta qe kam kaluar me ekipin tim ne France, do te doja pak me shume respekt nga ana e trajnerit, ndoshta thjesht nje telefonate. Tani kam mbyllur nje kapitull me ekipin e Frances. Domenek do te tregohej me i ndershem, nese nepermjet telefonit do te me thoshte se nuk jam me ne nivelet e kerkuara per te merituar me tej fanellen e Frances. Ka lojtare me te rinj ne moshe. Nje gje te tille beri edhe Murinjo kur isha te Inter", - perfundoi Viera.