E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maradona, kandidat për ta drejtuar Blackburnin

Diego Maradona është ndër kandidatët potencialë për ta drejtuar Backburnin. Klubi, i cili bën gara në ligën e dytë angleze, ëndërron ta ketë në krye të shtabit teknik legjendën argjentinase, i cili të martën i mbushi 52 vjet.

Sipas shtypit britanik, për ta zëvendësuar menaxherin Steve Kean favorit duket të jetë ish menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, që ishte shkarkuar në qershor.

Mirëpo, Maradona - që së fundmi e drejtoi ekipin nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Al Wasl- ende mbetet në lojë. Sidoqoftë, shumë shpejt pritet të dihet emri i menaxherit të ri të Blackburnit, që synon të rikthehet në Premierligë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›