Romeu: Mata e Torres, s’e dëgjuan referin

Mesfushori i Chelseat, Oriol Romeu thotë se as Juan Mata e as Fernando Torres nuk e kanë dëgjuar gjyqtarin Mark Clattenburg në momentin kur ka folur, siç thuhet, ku dyshohet se ka përdorur fjalë raciste dhe e ka ofenduar ndaj dyshes spanjolle gjatë ndeshjes ndaj Manchester Unitedit.
“As Juan e as Fernando nuk më kanë thënë se kanë dëgjuar fyerje nga gjyqtari. Nga ajo sa kam kuptuar, ata nuk kanë dëgjuar gjë”, tha 21 vjeçari i cili nuk u inkuadrua fare në lojë të dielën.
“Ishte dikush tjetër që e dëgjoi këtë, por nuk iu tha atyre. Ishte një lojtar tjetër që e dëgjoi këtë dhe këtë ma thënë edhe mua”, përfundoi Romeu.