E Diel, 1 Nëntor 2026

Abramovich 25 milione euro rroge Guardioles

Roman Abramovich kërkon me çdo kusht që Pep Guardiola të bëhet trajneri i ardhshëm i Chelsea-t. Për të siguruar shërbimet e trajnerit spanjoll, ai është i gatshëm të bëjë “çmenduri”. Këtë e konfirmon rroga që pronari i bluve të Londrës përgatitet ti paguajë ish-drejtuesit të stolit të Barcelonës.

Për ta bindur Guardiolën që të zgjedhjë stolin në “Stemford Bridge” përpara destinacioneve të tjera, Abramovich është i gatshëm ti japë teknikut afërsisht 25 milionë euro rrogë në vit, më saktësisht 20 milionë stërlina.

Shifra është e jashtëzakonshme dhe në këtë mënyrë, Guardiola jo vetëm që do të bëhej trajneri më i paguar, por ai do të shndërrohej edhe në personin më të paguar në botë që punon në futboll, duke ia kaluar sulmuesit kamerunas, Samuel Eto’o, që te Anzhi përfiton 20,5 milionë euro rrogë vjetore.

Vetëm pak ditë më parë, Guardiola rrefuzoi një ofertë nga Milani, duke parë edhe vështirësitë ekonomike që klubi italian po kalon në këtë periudhë. Aktualisht, ai ndodhet në Neë York së bashku me familjen, ndërsa te Chelsea kërkojnë ta bindin sa më shpejt trajnerin.

Kjo edhe për faktin se në garë për shërbimet e Guardiolës, së fundmi ka hyrë Bayern Munich, ndërsa rivali më të fort i londinezëve është Manchester City. “Citizens” së fundmi kanë afruar në klub ish-drejtorin sportiv të Barçës, Txiki Begiristain, që i është bashkuar ish-zv.presidentit të katalanëve, Ferran Sorianon, i cili aktualisht është drejtori i përgjithshëm te City.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›